✨️ Qendra Aishe ✨️ Telegram channel photo

✨️ Qendra Aishe ✨️

@qendra_aishePublic Channel

Mirë se u bashkangjitët në kanalin e Qendrës Aishe! Këtu do të gjeni lajme për kurse dhe ligjërata, ajete, hadithe, dobi të ndryshme dhe thënie të dijetarëve që kanë ndjekur dhe ndjekin sunnetin e Profetit ﷺ. Allahu i bëftë të dobishme për të gjithë! 🤍

304

Last views

3.3k (3,305 subscribers)
Membri
—
Rating
87
Total Posts
Oct 15, 2026, 12:24 AM
Aggiornato
Apr 7, 2026
Created
Stats

Stai visualizzando contenuti in italiano. Per visualizzare contenuti in un'altra lingua, cambia la lingua del sito web.

Channel Information

Channel Information
Channel Name✨️ Qendra Aishe ✨️
Username@qendra_aishe
CategoryCorsi e Apprendimento
Languageitaliano
CountryItalia
Membri3,305
Channel TypePublic Channel
Created7 apr 2026
Last Updated15 ott 2026 • 7 giorni fa
StatusActive

Classifica

Classifica globale
#270191-211
Classifica per lingua
#3365+1
Classifica per categoria
#2437+10

Crescita abbonati

Totale: 3.3K30 Days growth: -280.8%
09/1509/2009/2509/3010/0510/1010/14
Crescita abbonati - 30 Days
DateSubscribers
15:09:20263,333
16:09:20263,333
17:09:20263,323
18:09:20263,323
19:09:20263,323
20:09:20263,323
21:09:20263,323
22:09:20263,323
23:09:20263,323
24:09:20263,323
25:09:20263,323
26:09:20263,323
27:09:20263,323
28:09:20263,323
29:09:20263,323
30:09:20263,323
01:10:20263,323
02:10:20263,323
03:10:20263,323
04:10:20263,323
05:10:20263,323
06:10:20263,323
07:10:20263,323
08:10:20263,323
09:10:20263,323
10:10:20263,323
11:10:20263,323
12:10:20263,323
13:10:20263,323
14:10:20263,305
Crescita abbonati - Weekly
DateSubscribers
Week of 06:04:20263,306
Week of 13:04:20263,306
Week of 20:04:20263,306
Week of 27:04:20263,320
Week of 04:05:20263,320
Week of 11:05:20263,336
Week of 18:05:20263,336
Week of 25:05:20263,336
Week of 01:06:20263,352
Week of 08:06:20263,352
Week of 15:06:20263,352
Week of 22:06:20263,352
Week of 29:06:20263,346
Week of 06:07:20263,346
Week of 13:07:20263,346
Week of 20:07:20263,356
Week of 27:07:20263,356
Week of 03:08:20263,341
Week of 10:08:20263,341
Week of 17:08:20263,334
Week of 24:08:20263,337
Week of 31:08:20263,337
Week of 07:09:20263,333
Week of 14:09:20263,323
Week of 21:09:20263,323
Week of 28:09:20263,323
Week of 05:10:20263,323
Week of 12:10:20263,305
Crescita abbonati - Monthly
DateSubscribers
April 20263,320
May 20263,336
June 20263,352
July 20263,356
August 20263,337
September 20263,323
October 20263,305
Crescita abbonati - Yearly
DateSubscribers
20263,305

Ultimi post

✨️ Qendra Aishe ✨️ logo
✨️ Qendra Aishe ✨️

18 ott 2026, 00:26

Photo1/2
🤍 Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili...
🪞e di atë që nuk mund t'ia shpjegosh dot askujt,
🪞sheh atë që fsheh prapa qetësisë sate,
🪞e di lodhjen për të cilën nuk je ankuar kurrë,
🪞lutjen që nuk dite ta formulosh mirë,
🪞dhe dëshirën që e ke fshehur në thellësitë e tua.

🤍 Ai e di sa herë u përmbajte e njerëzit menduan se je mirë, dhe sa herë the Elhamdulillah (Falënderimi i qoftë Allahut)' ndërsa në zemrën tënde kishe diçka që vetëm Ai e di.

✋🏻Prandaj mos e mundo veten duke u munduar t'u shpjegosh çdo gjë njerëzve, mjafton që Allahu e di të gjithë historinë, e jo vetëm anën e saj të jashtme.

🫀Dhe mjafton që Ai i Cili e di vendin e dhimbjes sate, është po Ai i Buti dhe i Gjithëdituri!

Qendra Aishe
4080011
✨️ Qendra Aishe ✨️ logo
✨️ Qendra Aishe ✨️

18 ott 2026, 00:24

Provo t’u flasësh njerëzve me të njëjtën shpejtësi me të cilën lexon suren El-Fatiha ose thua tesbihet në namaz, ose dhikrin pas namazi e do ta shohësh reagimin e tyre!
Dije se pikërisht kështu po i flet Zotit tënd!

Mos u nxito! Kështu nuk u flitet mbretërve, e si mund t’i flitet kështu Mbretit të mbretërve?!

Ji i përulur, nënshtroju Allahut, shfaq nevojën tënde për Të dhe sillu me edukatë ndaj Tij!

💎 Çdo ajet, dua dhe tesbih që thua, konsideroje si një gur të çmuar, të cilin e ruan me kujdes.
A do të doje të të humbiste qoftë edhe një prej tyre?

Qendra Aishe
3390010
✨️ Qendra Aishe ✨️ logo
✨️ Qendra Aishe ✨️

18 ott 2026, 00:22

Për ata që shpërndajnë nga kanali jonë dhe ndihmojnë në përhapjen e postimeve 🤍
Faleminderit çdo personi që ndihmon që postimet të arrijënë te të tjerët dhe e shpërndan me qëllim të mirë 💚.
Allahu e vendostë çdo shkronjë që shpërndani nga kanali në peshoren e veprave tuaja të mira dhe ju dhëntë shpërblimin e kujtdo që përfiton prej tij!🤲 🤍💚🍂

❍ Vlera e përhapjes së dijes dhe e mësimit të së mirës njerëzve ❍

📝 Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ▶️ «Kur dijetari e mbjell dijen e tij te të tjerët e më pas vdes, shpërblimi i asaj dije vazhdon t’i rrjedhë dhe kujtimi i tij mbetet. Kjo është një jetë e dytë për të, një jetë tjetër.» 📔 Miftahu Daris-Seade (1/461) 💚🍂

🔹 Ibn Xheuziu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
«Kush dëshiron që veprat e tij të mos ndërpriten pas vdekjes, le ta përhapë dijen.» 📒 Et-Tedhkira 💚🍂
⭕ Allahu te nderoftë! Shpërnda postimet dhe fito shpërblimin e përhapjes së dijes! 📲
🌻Qendra Aishe
358008
✨️ Qendra Aishe ✨️ logo
✨️ Qendra Aishe ✨️

18 ott 2026, 00:20

Njeriu nuk gjen kurrë rehati të plotë në këtë botë… sepse kjo botë është vend vuajtjesh…

Rehatia e vërtetë është kur të dëgjojë:
“Paqja qoftë mbi ju! Ju keni qenë të mirë e të pastër, ndaj hyni në të, ku do të qëndroni përgjithmonë!”

Dhe qetësia bëhet e plotë me zhytjen e parë në Xhenet…
Pas saj do të thuash:
“Pasha Allahun, kurrë nuk kam përjetuar ndonjë vuajtje!”
Dhe do të thuash:
“I lavdëruar qoftë Allahu që na i largoi të gjitha brengat!”
O Allah, të kërkojmë Xhenetin dhe çdo fjalë e vepër që na afron tek ai! 🤲

Qendra Aishe
3470015
✨️ Qendra Aishe ✨️ logo
✨️ Qendra Aishe ✨️

16 ott 2026, 18:42

Photo1/2
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Shpeshtoni dërgimin e salavateve për mua ditën e xhuma dhe natën e saj, sepse salavatet tuaja më paraqiten mua.”

(Transmeton Ebu Davudi)

𝑸‌𝒆‌𝒏‌𝒅‌𝒓‌𝒂‌ 𝑨‌𝒊‌𝒔‌𝒉‌𝒆✨
462006
✨️ Qendra Aishe ✨️ logo
✨️ Qendra Aishe ✨️

15 ott 2026, 20:45

Besimtarin e kënaq fjala e së vërtetës, qoftë në favor të tij apo kundër tij dhe e zemëron fjala e pavërtetë, qoftë në favor të tij apo kundër tij. Kjo sepse Allahu e do të vërtetën, sinqeritetin dhe drejtësinë, ndërsa e urren gënjeshtrën dhe padrejtësinë.

✒️Ibn Tejmije
𝑸‌𝒆‌𝒏‌𝒅‌𝒓‌𝒂‌ 𝑨‌𝒊‌𝒔‌𝒉‌𝒆✨
513009
✨️ Qendra Aishe ✨️ logo
✨️ Qendra Aishe ✨️

14 ott 2026, 23:20

🚫 Kujdes që të mos ankohesh për një mirësi për të cilën dikur i luteshe Allahut që të ta dhuronte...

🚙 Mos u anko për trafikun e rrugës, ndërkohë që je në një makinë që dikur e dëshiroje!

🏡 Mos u anko për përgjegjësitë e shtëpisë, ndërkohë që jeton në një shtëpi për të cilën i luteshe gjatë Allahut që ta kishe!


💰 Mos u anko për lodhjen e punës, kur dikur i kërkoje Allahut një derë furnizimi që të hapej për ty!

💧Mos u anko për zhurmën e fëmijëve të tu, sepse ata janë pikërisht lutja për të cilën sytë e tu lotuan duke e pritur!

🪞Mos u anko për përgjegjësitë e jetës, sepse ndoshta pikërisht ato janë jeta që dikur dëshiroje ta jetoje!

》Ndonjëherë ne mësohemi aq shumë me mirësitë, saqë harrojmë se dikur ato ishin një dëshirë e largët...

𝑸‌𝒆‌𝒏‌𝒅‌𝒓‌𝒂‌ 𝑨‌𝒊‌𝒔‌𝒉‌𝒆✨
7290022
✨️ Qendra Aishe ✨️ logo
✨️ Qendra Aishe ✨️

13 ott 2026, 00:45

Video
🤎 Ndonjëherë hap statuset e WhatsApp-it dhe nuk ndiej se po shoh thjesht statuse, por sikur po kaloj pranë zemrave që më kujtojnë Allahun.

🤍 Këtu një përmendje e Allahut, aty një këshillë, e diku tjetër një ajet nga Kur’ani që prek zemrën. Pasha Allahun, kjo është një ndjesi që nuk përshkruhet! Fle duke e përmendur Allahun dhe zgjohem po ashtu. Këto statuse janë si mesazhe mëshire që më mbërrijnë në kohën e duhur.

💌 Allahu i shpërbleftë me të mira ata që i publikojnë, ua pastroftë qëllimet, i begatoftë dhe u dhëntë aq sa të jenë të kënaqur! Çdo përmendje të Allahut, çdo ajet dhe çdo këshillë që shpërndajnë, ua bëftë dritë dhe shpërblim që nuk ndërpritet!

Sa bukur është që gjurma jote në jetën e njerëzve të jetë diçka që i afron me Allahun, edhe pa e ditur ti! 🌼

𝑸‌𝒆‌𝒏‌𝒅‌𝒓‌𝒂‌ 𝑨‌𝒊‌𝒔‌𝒉‌𝒆✨
7310026
✨️ Qendra Aishe ✨️ logo
✨️ Qendra Aishe ✨️

12 ott 2026, 08:54

Photo1/2
Agjërimi i së hënës është një prej veprave të bukura që e pasuron shpirtin dhe e përgatit zemrën për ahiretin.🌿

Andaj, o ti që po e lexon këtë mesazh, mos e lër këtë ditë të kalojë pa e kërkuar kënaqësinë e Allahut.✨

Nëse je zgjuar nga gjumi, zgjoje edhe zemrën tënde drejt një vepre të mirë.💡

@qendra_aishe
6830023
✨️ Qendra Aishe ✨️ logo
✨️ Qendra Aishe ✨️

12 ott 2026, 01:00

🔥 Përshkrimi i Zjarrit

Një burrë i tha Ibn Mes’udit:
“Na trego për Zjarrin; si është ai?”

Ai tha:
“Sikur ta shihje, zemra jote do të dilte nga vendi i saj!”

(📚 Përshkrimi i Xhehenemit nga Ibn Ebi’ Dunja, nr. 143.)

Hasan el-Basriu ka thënë:

“Sikur të derdhej një kovë me qelb nga Xhehenemi mbi tokë, nuk do të mbetej askush mbi faqen e dheut pa vdekur.”

(📚 Përshkrimi i Xhehenemit nga Ibn Ebi’ Dunja, nr. 80.)

Abdullah ibn Amr ka thënë:

“Sikur një njeri nga banorët e Zjarrit të nxirrej prej tij dhe të kthehej në këtë botë, të gjithë banorët e kësaj bote do të vdisnin nga tmerri i pamjes së tij dhe nga era e keqe e tij.”

Pastaj Abdullah ibn Amr qau me të madhe...

(📚 Përshkrimi i Xhehenemit nga Ibn Ebi’ Dunja, nr. 122.)

Imam Kurtubiu ka përmendur në tefsirin e tij:

Se numri i përmendur në fjalën e Allahut:
﴿عَلَيْهَا تِسْعَةَ عَشَرَ﴾
Nëntëmbëdhjetë janë mbikëqyrësit e tij. (El-Mudeththir:30)

i referohet numrit të mbikëqyrësve dhe udhëheqësve të engjëjve të ngarkuar me dënimin e banorëve të Zjarrit. Ndërsa numrin e përgjithshëm të tyre nuk mund ta përfshijë përshkrimi njerëzor, bazuar në fjalën e Allahut:

﴿وَمَا يَعْلَمُ جُنُودَ رَبِّكَ إِلَّا هُوَ﴾
Ushtritë e Zotit tënd nuk i di askush veç Tij. (El-Mudeththir:31)


Gjithashtu, në hadith thuhet:
“Atë Ditë do të sillet Xhehenemi; ai do të ketë shtatëdhjetë mijë frerë dhe me çdo frerë do të jenë shtatëdhjetë mijë engjëj që do ta tërheqin atë.”

(📚 Tefsiri i Kurtubiut, 19/80.)

Sufjan ibn Ujejne ka thënë:

“Zjarri është krijuar si mëshirë; me anë të frikësimit prej tij, Allahu i paralajmëron robërit e Tij që të ndalohen (nga mëkatet).”

(📚 Përshkrimi i Xhehenemit nga Ibn Ebi’ Dunja, nr. 142.)

𝑸‌𝒆‌𝒏‌𝒅‌𝒓‌𝒂‌ 𝑨‌𝒊‌𝒔‌𝒉‌𝒆✨
6410011
✨️ Qendra Aishe ✨️ logo
✨️ Qendra Aishe ✨️

08 set 2026, 01:19

🌸 Elhamdulilah! 🌸

Falënderimet e shumta i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botëve, i Cili na e mundësoi që edhe këtë vit të diplomohen në Akademinë e Lëndëve Fetare online për Motra plot 57 nxënëse, nga gjenerata e shtatë dhe e tetë. 🎓📚

Për dy vite me radhë, nxënëset përfunduan katër nivele, gjatë të cilave studiuan lëndë dhe libra të ndryshëm, si:

📖 Dyzet Hadithet e Imam Neveviut
📖 Tre Parimet
📖 Historia e Profetit ﷺ
📖 Fikhu i thjeshtësuar dhe i zgjeruar
📖 Libri i Teuhidit
📖 Morali dhe Edukata Islame
📖 Tefsiri i sureve të ndryshme të Kuranit
📖 Texhvidi

Gjatë këtij rrugëtimi, ato mësuan akiden e pastër, Sunetin e Profetit ﷺ dhe kuptuan rëndësinë e madhe të kësaj feje të bukur. Mësimet u përcollën me përkushtim nga mësuese të përgatitura dhe me përvojë në mësimdhënie.

E lusim Allahun që dijen e fituar ta bëjë të dobishme për motrat tona, t’u dhurojë suksese të mëtejshme, t’i bëjë të qëndrueshme në fenë e Tij, t’ua mundësojë ta praktikojnë siç duhet dhe t’ua përcjellin të tjerëve në formën më të mirë.🤲🌟
5580011
✨️ Qendra Aishe ✨️ logo
✨️ Qendra Aishe ✨️

08 set 2026, 01:19

Sa herë që kjo botë të rëndon, kujto fjalët e Ebu Ubejde ibn Xherrahut (Allahu qoftë i kënaqur me të), kur po e ngushëllonte Omer ibn Hattabin (Allahu qoftë i kënaqur me të):

“O Omer! Përse të shoh të pikëlluar?! A je privuar nga Xheneti apo të është dhënë lajmi se do të hysh në Zjarr?”

Merre më lehtë, sepse kjo nuk është veçse dynja. Janë vetëm disa ditë dhe do të kalojnë, prandaj mos u pikëllo! Gjithçka në të është lodhje dhe çdokush në të është i lodhur.

Falënderimi i takon Allahut që kjo nuk është banesa jonë e përhershme dhe as vendqëndrimi ynë përfundimtar. Vendqëndrimi ynë i vërtetë është pranë Zotit të botëve.

Falënderimi i takon Allahut që kjo është vetëm dynja dhe do të marrë fund. Shpresojmë të takohemi me njerëz pranë të cilëve gjejmë ngushëllim, sepse jeta e vërtetë është vetëm jeta e Ahiretit…”

Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) qau dhe tha:

“Dynjaja na ndryshoi të gjithëve, përveç teje, o Ebu Ubejde!”

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Çdo umet ka besnikun e vet, ndërsa besniku i këtij umeti është Ebu Ubejde ibn Xherrah.”

Qendra Aishe
5940013
✨️ Qendra Aishe ✨️ logo
✨️ Qendra Aishe ✨️

08 set 2026, 01:19

Sa herë që lodhesh! 🌱

🌸 Kujto se njerëzit më të mirë janë ata që u sjellin më shumë dobi të tjerëve dhe se njerëzit më të mirë janë ata që mësojnë Kur’anin dhe ua mësojnë atë të tjerëve.

🌸Kujto se ai që është i aftë në leximin e Kur’anit do të jetë me engjëjt fisnikë, se për çdo shkronjë ka një shpërblim dhe çdo shpërblim shumëfishohet dhjetëfish dhe se Allahu ia shumëfishon kujt të dëshirojë.

🌸Kujto gjithashtu se Kur’ani e shoqëron njeriun në varr dhe ndërmjetëson për të në Ditën e Kiametit!

A nuk e meriton gjithë kjo përpjekjen?🌱

𝑸‌𝒆‌𝒏‌𝒅‌𝒓‌𝒂‌ 𝑨‌𝒊‌𝒔‌𝒉‌𝒆✨
6810023
✨️ Qendra Aishe ✨️ logo
✨️ Qendra Aishe ✨️

08 set 2026, 01:19

📢 Njoftim

Të dashura motra,
ju njoftojmë se pas pak do të mbahet Festa e diplomimit Online 🎉

Programi do të përmbajë:
✨ Lexim të ajeteve nga Kur’ani Famëlartë
✨ Fjalë motivuese nga mësueset
✨ Fjalime nga nxënëset e diplomuara
✨ Shpërndarja e diplomave
✨ Dhurata surprizë
✨ Ilahi

♥️ Ju mirëpresim në klasën zanore:
https://us06web.zoom.us/j/7893321690

(Passcode: 000)
6150010
✨️ Qendra Aishe ✨️ logo
✨️ Qendra Aishe ✨️

08 set 2026, 01:19

Photo
📢 Njoftim
Instituti i Kuranit Kerim në Tiranë, njofton hapjen e regjistrimeve për djemtë që dëshirojnë të mësojnë Kur’anin përmendësh, gjuhën arabe dhe lëndët fetare.

🕌 Periudha mësimore zgjat 3 vite dhe zhvillohet fizikisht në Institutin e Kur’anit në Tiranë.

✨ Mundësi e mirë edhe për ata që duan të vazhdojnë shkollën 9-vjeçare dhe shkollën e mesme.

- Për nxënësit e shkollës 9-vjeçare që bëhen hafiza dhe përfundojnë me sukses programin trevjeçar, Instituti jep edhe mundësinë e vazhdimit në shkollë të mesme dhe regjistrimit në një program tjetër të përparuar në dijen fetare.

🔹 Kriteret e pranimit:
• Mosha: 12–23 vjeç.
• Të ketë lejen e prindit.
• Të ketë dashuri për fenë dhe dijen fetare.

📅 Regjistrimet vazhdojnë deri më 15 shtator.

📞 Të interesuarit të kontaktojnë në këto numra:
➡️ +355 67 341 2712
➡️ +355 67 471 0440
656005
✨️ Qendra Aishe ✨️ logo
✨️ Qendra Aishe ✨️

23 ago 2026, 21:40

🌸CEREMONIA E DIPLOMIMIT🌸
Akademia Online e Lëndëve Fetare për Fëmijë – Qendra Aishe

Sot, Akademia Online e Lëndëve Fetare për Fëmijë diplomon nxënësit e saj.

Këtë vit diplomohen 70 nxënës, 40 prej të cilëve ishin të pranishëm në ceremoninë e diplomimit, ku morën diplomat dhe dhuratat e tyre.

Fëmijët u kënaqën me interpretimet dhe prezantimet që kishin përgatitur, përmes të cilave treguan më së miri sa shumë kishin mësuar, sa kishin përfituar dhe si i kishin kaluar këto tri vite në Qendrën Aishe, pranë mësueseve të tyre të dashura dhe të palodhura.

Me shumë dashuri dhe përkushtim, mësueset janë përpjekur t’ua përcjellin fëmijëve çdo mësim të përgatitur nga qendra në mënyrën më të mirë dhe më të lehtë, në mënyrë që ata ta kuptojnë, ta mësojnë dhe ta zbatojnë në jetën e tyre.

Akademia përbëhet nga tri nivele mësimore, ku secili nivel ndahet në dy semestra. Nxënësit qëndrojnë në akademi për tri vite të plota dhe gjatë kësaj kohe mësojnë lëndë të ndryshme, si:

🌿 Historinë e Profetit Muhamed ﷺ
🌿 Historitë e profetëve të tjerë
🌿 Besimin islam
🌿 Rregullat e fesë
🌿 Hadithe
🌿 Dua
🌿 Moral dhe edukatë islame

Të gjitha këto mësime janë përgatitur posaçërisht për fëmijët e Akademisë së Qendrës Aishe, në një formë të lehtësuar, të qartë dhe të përshtatshme për moshën e tyre.

Mësimet janë zhvilluar përmes programit Zoom, ku çdo mësuese ka shoqëruar grupin e saj nga fillimi i nivelit deri në përfundimin e tij, duke ua mësuar fëmijëve të gjitha lëndët pa u shkëputur prej tyre.

Mësimet zhvillohen gjatë fundjavës, në orare të ndryshme, të përshtatura sipas mundësive dhe dëshirës së nxënësve.

Kjo akademi synon të rrënjosë thellë në zemrat e fëmijëve dijen fetare, dashurinë për Allahun, për Profetin ﷺ dhe për fenë islame, në mënyrë që këta filiza të rriten me besim të fortë, dije të dobishme dhe edukatë të bukur islame. 🌱

Urime, të dashur nxënës! 🎓💐

Allahu ua shtoftë dijen, besimin dhe edukatën e bukur!
Allahu i shpërbleftë mësueset, prindërit dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në edukimin dhe arsimimin e këtyre fëmijëve! 🤲🏻

Qendra Aishe
5520023
✨️ Qendra Aishe ✨️ logo
✨️ Qendra Aishe ✨️

23 ago 2026, 21:40

Video
🌸CEREMONIA E DIPLOMIMIT🌸
Akademia Online e Lëndëve Fetare për Fëmijë – Qendra Aishe
5180015

Showing 30 of 87 posts

Valutazione

Accesso richiesto

Frequently Asked Questions

Di cosa parla il canale Telegram ✨️ Qendra Aishe ✨️?+

✨️ Qendra Aishe ✨️ (@qendra_aishe) è un canale Telegram elencato in Corsi e Apprendimento su tgdio. Questo profilo mostra classifica, valutazioni, recensioni e post recenti così puoi decidere prima di iscriverti su Telegram. Al momento elenca circa 3305 iscritti su tgdio.

Come mi unisco a ✨️ Qendra Aishe ✨️ (@qendra_aishe) su Telegram?+

Apri il profilo del canale su tgdio, poi usa Join / Open in Telegram per andare su @qendra_aishe nell’app o sul web di Telegram e iscriverti gratis.

✨️ Qendra Aishe ✨️ è un buon canale Corsi e Apprendimento?+

Su tgdio puoi controllare valutazione, recensioni, classifica e ultimi post di ✨️ Qendra Aishe ✨️ prima di unirti. Al momento elenca circa 3305 iscritti su tgdio. Confrontalo con canali Corsi e Apprendimento simili.

Dove vedo le statistiche e i post di ✨️ Qendra Aishe ✨️?+

Su tgdio, apri la pagina @qendra_aishe per statistiche iscritti, classifica, valutazioni e post recenti. Usa il link Stats per grafici di crescita e attività.