🌿Rruga e Lumturise🌿 Telegram channel photo

🌿Rruga e Lumturise🌿

@balliuedliraPublic Channel

💢Ne kanalin tone do te gjeni: 1️⃣Ajete kuranore, 2️⃣Hadithe, 3️⃣Thenje dijetaresh, 4️⃣Shprehje motivuese..! 💞Zoti ju nderofte💞

319

Last views

1.2k (1,212 subscribers)
Membri
—
Rating
33
Total Posts
Oct 16, 2026, 8:41 AM
Aggiornato
Apr 14, 2026
Created
Stats

Stai visualizzando contenuti in italiano. Per visualizzare contenuti in un'altra lingua, cambia la lingua del sito web.

Channel Information

Channel Information
Channel Name🌿Rruga e Lumturise🌿
Username@balliuedlira
CategoryMotivazione Quotidiana
Languageitaliano
CountryItalia
Membri1,212
Channel TypePublic Channel
Created14 apr 2026
Last Updated16 ott 2026 • 7 giorni fa
StatusActive

Classifica

Classifica globale
#372874-868
Classifica per lingua
#4811-3
Classifica per categoria
#3126-5

Crescita abbonati

Totale: 1.2K30 Days growth: -282.3%
09/1709/2209/2710/0210/0710/1210/16
Crescita abbonati - 30 Days
DateSubscribers
17:09:20261,240
18:09:20261,240
19:09:20261,233
20:09:20261,233
21:09:20261,233
22:09:20261,233
23:09:20261,233
24:09:20261,233
25:09:20261,233
26:09:20261,233
27:09:20261,233
28:09:20261,233
29:09:20261,233
30:09:20261,233
01:10:20261,233
02:10:20261,233
03:10:20261,233
04:10:20261,233
05:10:20261,233
06:10:20261,233
07:10:20261,233
08:10:20261,233
09:10:20261,233
10:10:20261,233
11:10:20261,233
12:10:20261,233
13:10:20261,233
14:10:20261,233
15:10:20261,233
16:10:20261,212
Crescita abbonati - Weekly
DateSubscribers
Week of 13:04:20261,279
Week of 20:04:20261,279
Week of 27:04:20261,275
Week of 04:05:20261,275
Week of 11:05:20261,275
Week of 18:05:20261,275
Week of 25:05:20261,275
Week of 01:06:20261,275
Week of 08:06:20261,275
Week of 15:06:20261,275
Week of 22:06:20261,275
Week of 29:06:20261,266
Week of 06:07:20261,266
Week of 13:07:20261,266
Week of 20:07:20261,266
Week of 27:07:20261,266
Week of 03:08:20261,266
Week of 10:08:20261,266
Week of 17:08:20261,245
Week of 24:08:20261,245
Week of 31:08:20261,250
Week of 07:09:20261,240
Week of 14:09:20261,233
Week of 21:09:20261,233
Week of 28:09:20261,233
Week of 05:10:20261,233
Week of 12:10:20261,212
Crescita abbonati - Monthly
DateSubscribers
April 20261,279
May 20261,275
June 20261,275
July 20261,266
August 20261,250
September 20261,233
October 20261,212
Crescita abbonati - Yearly
DateSubscribers
20261,212

Ultimi post

🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

30 set 2026, 14:26

Photo1/2
Kur’ani e mbron njeriun e tij nga rënia në vese dhe gjynahe. E mbron atë nga sprovat dhe fitnet që e rrethojnë dhe e mbron nga vetja e tij që e urdhëron për të keqen.
Prandaj, do të gjesh se ai që qëndron vazhdimisht i lidhur me Kur’anin, në mënyrën e duhur, largohet nga vendet dhe shkaqet e epsheve dhe Allahu e shpëton nga shumë sprova.
Ibn Abasi (r.a) ka thënë:

“Allahu i ka garantuar atij që e lexon Kur’anin dhe ndjek atë që gjendet në të, se nuk do të devijojë në këtë botë dhe nuk do të jetë i mjerë në botën tjetër.” 🤍

https://t.me/balliuedlira
3190011
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

30 set 2026, 14:22

Ebu Hurejra dhe Ebu Seid el-Hudri رضي الله عنهما transmetojnë se Profeti ﷺ ka thënë:

«Nuk e godet muslimanin as lodhje, as sëmundje, as shqetësim, as pikëllim, as ndonjë lëndim, as brengë, madje as gjembi që e shpon, veçse Allahu i shlyen me të disa nga gjynahet e tij.»


Madhështia e shpërblimit sipas madhështisë së sprovës!

Enes ibn Malik رضي الله عنه transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

«Vërtet, madhështia e shpërblimit është sipas madhështisë së sprovës. Dhe kur Allahu e do një popull, i sprovon. Kush është i kënaqur, për të është kënaqësia [e Allahut], ndërsa kush zemërohet, për të është zemërimi.»

Profetët dhe njerëzit më të mirë janë sprovuar më së shumti
Profeti ﷺ u pyet: “Cilët njerëz sprovohen më së shumti?” Ai tha:
«Profetët, pastaj ata që janë më të mirë dhe më të ngjashëm me ta, pastaj ata pas tyre. Njeriu sprovohet sipas nivelit të fesë së tij. Nëse është i fortë në fenë e tij, sprova e tij bëhet më e madhe; ndërsa nëse ka dobësi në fenë e tij, sprovohet sipas saj. Sprova vazhdon ta godasë robin derisa ta lërë të ecë mbi tokë pa pasur më asnjë gjynah.»

Sa e mrekullueshme është çështja e besimtarit!

Suhejb E-Rrumi رضي الله عنه transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

«Sa e mrekullueshme është çështja e besimtarit! E gjithë çështja e tij është mirësi dhe kjo nuk është për askënd tjetër përveç besimtarit. Nëse e godet një mirësi, ai falënderon dhe kjo është mirësi për të; ndërsa nëse e godet një vështirësi, ai duron dhe kjo është mirësi për të.»

Allahu e bëftë durimin tënd shkak për ngritjen e gradëve të tua, shërim dhe mirëqenie për ty.

https://t.me/balliuedlira
270006
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

30 set 2026, 14:17

🏡 Nje shtëpi e lumtur!

Mos i bëni familjarët e bashkëshortit apo familjarët e bashkëshortes palë në çdo mosmarrëveshje që ndodh brenda shtëpisë.
Disa probleme zgjidhen mes bashkëshortëve me një fjalë të qetë dhe një kërkim të sinqertë faljeje, ndërsa tregimi i çdo detaji të konfliktit te të tjerët mund ta komplikojë edhe më shumë çështjen.
🌿 Ruajeni privatësinë e shtëpive tuaja dhe kërkoni ndihmën e njerëzve të urtë kur është e nevojshme për pajtim, jo për ta shtuar konfliktin.
Allahu i Madhëruar thotë:
﴿إِن يُرِيدَا إِصْلَاحًا يُوَفِّقِ اللَّهُ بَيْنَهُمَا﴾
“Nëse ata të dy duan pajtim, Allahu do t’i pajtojë ata.”(En-Nisa, 35)

Jo çdo mosmarrëveshje ka nevojë për një turmë njerëzish… Disa mosmarrëveshje kanë nevojë vetëm për dy zemra të qeta.🫶

https://t.me/balliuedlira
233008
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

30 set 2026, 13:57

Photo1/2
Mesazh për çdo zemër… 🌿
Duhet të kemi bindjen e thellë se ajo që është shkruar për ne, do të jetë e jona.
Prandaj, falënderimi i takon Allahut…
Do të furnizohemi, do të jemi të lumtur, do të harrojmë, dhe një ditë do të shpërblehemi me diçka shumë të bukur për gjithçka që kemi kaluar.
«أنا عند ظن عبدي بي»
“Unë jam ashtu siç mendon robi Im për Mua.”
— Hadith kudsij.
Sa ndjenjë e qetë është kur mendon dhe kujton se Allahu të dëgjon dhe i di të fshehtat e zemrës sate…
I di fjalët që nuk ia ke thënë askujt,
e di trishtimin që nuk e ke shfaqur,
dhe me mëshirën e Tij të Lartësuar, ta lehtëson barrën edhe para se ta kërkosh prej Tij.
Sa e bukur është… të kesh besim tek Allahu. 🤍
Allahu ta merr diçka, që të të japë diçka më të mirë se ajo që të mori.
Prandaj: bëj durim të bukur.
Jeta ka vështirësi që nuk do t'i kapërcejmë veçse me durim.
Dhe beso se pas çdo sprove ka urtësi, pas çdo humbjeje ka kompensim dhe pas çdo vështirësie vjen lehtësimi. 🌸

https://t.me/balliuedlira
236009
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

30 set 2026, 13:54

Photo1/2
Arabët thone nje fjale te urtë:
“Njihe njeriun nga veprat e tij, jo nga fjalët e tij;
dhe nga sytë e tij, jo nga gjuha e tij.”


Nëse të mashtrojnë fjalët, shiko veprën e atij që i thotë;
sepse vepra e zbulon atë që fshihet pas mashtrimit.
253008
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

30 set 2026, 13:50

Thuhej se një prej selefëve kur u pyet se:
“Çfarë është lumturia?”
Ai u përgjigj:
“Shëndet dhe mirëqenie në këtë botë, dhe falje në botën tjetër.”

E lus Allahun që mua dhe juve të na dhurojë falje dhe mirëqenie në këtë botë dhe në botën tjetër.”🌸🍃

https://t.me/balliuedlira
2680010
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

20 set 2026, 17:57

Optimizmi i vërtetë është që zemra jote të mbetet e lidhur me shpresën tek çlirimi dhe lehtësimi nga Allahu, edhe atëherë kur të gjitha rrethanat duken sikur janë kundër teje.
Deti ishte përpara profetit të Allahut, Musait ﷺ, ndërsa armiku ishte pas tij. E megjithatë, ai tha me bindje të plotë:
«Kurrsesi! Vërtet, Zoti im është me mua dhe Ai do të më udhëzojë.»
(Esh-Shu‘ara, 62)
Prandaj, kur rrugët dhe shkaqet të ngushtohen para teje, kujto se fuqia e Allahut nuk kufizohet nga shkaqet dhe se lehtësimi mund të vijë nga aty ku nuk e pret.
E lusim Allahun të na begatojë me mendim të mirë për Të dhe të na japë për çdo brengë një çlirim, e për çdo vështirësi një rrugëdalje. ❤️

https://t.me/balliuedlira
4430016
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

06 set 2026, 02:15

Photo
Largimi nga Kurani, nga njerëzit e tij, nga rrethet dhe tubimet e tij, ka një rënkim të mprehtë në shpirt,që ia kujton njeriut begatinë në të cilën ka qenë dikur, pastaj e ka braktisur.....
Një mall për çdo nxënës që ishte këtu, që recitonte ajetet e Allahut… e pastaj u largua.
Çdo garë dhe çdo përpjekje ka një ndjenjë që e bën shpirtin të qajë për gjithçka që e ka shpërqendruar nga Libri i Allahut,dhe që e ka bërë shoqërinë me të të dobësohet, pasi dikur ishte e fortë dhe e ngushtë.
Me largimin prej tij, shpirti nuk e duron humbjen e vetvetes, as shpërndarjen e ndjenjave të tij.
Sa më shumë të largohesh, aq më shumë shtohet mjerimi yt.
O Allah, mos na privo dhe mos na largo nga begatia e Kuranit dhe nga mexhliset e tij.🤍
1,0400022
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

06 set 2026, 02:15

Photo
Besimtari e kalon gjithë jetën duke u përpjekur ta disiplinojë veten;njëherë e mposht atë, e herë ajo e mposht atë.
Dhe gjithë shpresa e tij është ta takojë Allahun fitimtar, jo të mundur,sepse në mposhtjen e saj qëndron fitorja dhe shpëtimi i tij. 🤎

Allahu premton ne librin e Tij:

{E ata që përpiqen për Ne, Ne patjetër do t’i udhëzojmë në rrugët Tona;dhe vërtet Allahu është me bamirësit.}
8790015
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

06 set 2026, 02:15

Photo
O biri im,
vërtet kënaqësia nuk arrihet me kënaqësi!
Kush e dëshiron Xhenetin, le t’i përveshë mëngët dhe të ecë (të përpiqet),
sepse pushimi i vërtetë është vetëm atje!

| Umer ibn el-KHatab|, (Allahu qoftë i kënaqur me të)
7720015
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

06 set 2026, 02:15

Photo
✍️Të gjithë ne e dimë…
Se të ulesh me veten është shumë e rëndë dhe e vështirë, përveç atij që Allahu ia ka lehtësuar dhe ia ka bërë më të përballueshme.
Nuk është e lehtë të ulesh e të shqyrtosh veten;
nuk është e lehtë të zbulosh të metat e tua dhe t’i pranosh;nuk është e lehtë të dish si t’i mbulosh e t’i rregullosh ato;nuk është aspak e lehtë te përmirësosh dhe ta drejtosh veten herë pas here…
Prandaj, o njeri merru me veten tënde sa të mundesh!
Drejtoje, edukoje, vlerësoje, kontrolloje…
Është amaneti yt dhe detyra jote;
Është xheneti yt dhe zjarri yt.
Mos e shty larg që të mos e shohësh, e pastaj të neglizhosh për të.
Allahu i Lartësuar thotë:
{Ka shpëtuar ai që e ka pastruar atë,
dhe ka dështuar ai që e ka poshtëruar atë.}🖤
7650018
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

06 set 2026, 02:15

{...E Zoti yt deshi që ata të arrinin pjekurinë e tyre dhe ta nxirrnin thesarin e tyre....}Kehf:82

Ki besim te Allahu!Vërtet në vonimin e dhuratave ka urtësi, edhe nëse ajo të fshihet.
Disa gjëra, po t’i kishim marrë herët, do t’i kishim humbur.
Koha është pjesë e përgjigjes, por njeriu është i nxituar!
Edhe në ndalim ka mëshirë, nëse nuk e kupton.
Sa herë kemi qarë për gjëra që i donim me gjithë shpirt,pastaj kaloi koha dhe zbuluam se e mira ishte të mos na jepeshin.
Me kalimin e kohës do ta njohësh urtësinë e Allahut në çdo gjë që të ka ndodhur,dhe do ta kuptosh se ajo që Allahu deshi për ty ishte më e mirë
se ajo që e doje ti për veten! 📚🤍
8150022
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

06 set 2026, 02:15

Photo
Harresa nuk është dëshmi e dobësisë sate, por është dëshmi e nevojës sate të vazhdueshme për Zotin tënd.
Sepse Allahu e do zemrën që kthehet tek Ai vazhdimisht, jo kujtesën që nuk harron kurrë.
Dhe ti nuk je vetëm në këtë rrugë!
Harresa mposhtet vetëm me përsëritje dhe rishikim të rregullt.
Vete Profeti ﷺ ka thënë:
“Përkujdesuni për këtë Kur’an (duke e përsëritur vazhdimisht), sepse pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, ai ikën (nga kujtesa) më shpejt se devetë nga litarët e tyre.”
7400018
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

06 set 2026, 02:15

Photo
{Dhe largohu prej tyre me një largim të bukur(matur)}[Muzemil:10]
Psikologjikisht, ky kuptim i referohet një prej strategjive më të pjekura për t’u përballur me lëndimin:
Të largohesh nga ai që të lodh, pa mbajtur në zemër urrejtje apo dëshirë për hakmarrje.
Është një vendim i vetëdijshëm për të krijuar distancë që ruan energjinë dhe shëndetin tënd mendor.
Ai i ngjan asaj që në psikologji quhet “kufij të shëndetshëm”:
Të thuash “Ndal” pa bërtitur.
Ta mbrosh veten pa u shndërruar në një version lëndues të atij që të ka lënduar.
7580017
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

06 set 2026, 02:15

Photo
Mirësia jote mban të sigurt fëmijët e tu!

🍃 Muhamed ibn el Munkadir, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🍃 Me të vërtetë Allahu i përmirëson bijtë dhe familjen e robit përmes përmirësimit të vet robit.

🍃 Ata do të jenë nën mbrojtjen e Allahut sa kohë që ekziston lidhja mes tyre.
1,2400027
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

01 ago 2026, 13:02

Photo1/2
Pendohu për gjynahet e tua!

Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Kur njeriun e godasin fatkeqësi për shkak të gjynaheve dhe gabimeve të tij, ai është ai që i ka bërë padrejtësi vetes. Nëse pendohet dhe kërkon falje nga Allahu, Allahu do t'i japë për çdo brengë një lehtësim, për çdo ngushticë një rrugëdalje dhe do ta furnizojë prej nga nuk e pret.

https://t.me/balliuedlira
8190018
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

01 ago 2026, 12:50

Allahu i Lartësuar thotë:

"Nuk ka për robin Tim besimtar shpërblim tjetër tek Unë, vetëm se kur Unë ia marr njeriun e tij më të dashur nga banorët e kësaj bote, e pastaj ai e duron këtë duke shpresuar shpërblimin tek Unë, përveç Xhenetit."

Shpjegimi i hadithit
Durimi i bukur përballë vështirësive të kësaj bote dhe humbjes së njerëzve të dashur është prej virtyteve të besimtarit të vërtetë. Allahu ka caktuar për këtë durim një shpërblim madhështor.

Në këtë hadith kudsij, i Dërguari i Allahut ﷺ përcjell nga Allahu i Madhëruar se robi besimtar nuk ka shpërblim tjetër tek Allahu, kur Ai ia merr shpirtin njeriut të tij më të dashur si fëmija, vëllai apo çdo person që ai e do dhe ai e përballon këtë fatkeqësi me durim, duke shpresuar shpërblimin nga Allahu, përveç Xhenetit.

Prej dobisë së hadithit:
Ky hadith tregon madhështinë e shpërblimit për fatkeqësinë që e godet besimtarin në humbjen e atyre që i do nga njerëzit e kësaj bote, nëse ai tregohet i durueshëm dhe e pret shpërblimin nga Allahu.

https://t.me/balliuedlira
612003
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

31 lug 2026, 22:16

Video
﴿ادفَع بِالَّتي هِيَ أَحسَنُ السَّيِّئَةَ نَحنُ أَعلَمُ بِما يَصِفونَ﴾
╭┈─────── ೄྀ࿐ ˊˎ      
{Të keqen ktheje me atë që është më e mira. Ne e dimë më së miri atë që ata përshkruajnë (ose shpifin)} (El-Mu'minun, 23:96)

https://t.me/balliuedlira
4890012
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

31 lug 2026, 22:10

Photo1/2
{"Dhe nëse Ai dëshiron të të japë ndonjë të mirë, askush nuk mund ta pengojë mirësinë e Tij"}
Dhurata e Allahut të Lartësuar mund të të vijë pa e zgjedhur ti dhe pa e kërkuar fare...
Atëherë si do të jetë kur ta lutesh me bindje të plotë dhe të kesh mendim të mirë për Të?
Kërko çfarë të duash dhe kur të duash, sepse thesaret e Tij janë plot e nuk shterojnë, dhuntia e Tij është e vazhdueshme dhe nuk ndërpritet.

{ "Allahu furnizon kë të dojë pa llogari."}

Kërkojini Allahut sipas Madhështisë së Mbretërisë së Tij,
jo sipas madhësisë së ëndrrave tuaja.
Ai është Sunduesi i qiejve dhe i Tokës;
asgjë nuk mund ta bëjë të pafuqishëm.
Prandaj kërkojeni edhe atë që ju duket e pamundur!

O Ti🤲, mëshira e të Cilit është e pakufishme dhe thesaret e të Cilit nuk shterojnë, derdh mbi ne nga mëshira dhe mirësia Jote atë që do të na bëjë të jetojmë të qetë e të sigurt, na jep begati të gjerë që të mos na ngushtojë asnjë çështje, mirësi të përhershme dhe gëzim për sytë tanë që të mos na ndërpritet kurrë.Amin!
4580013
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

31 lug 2026, 22:03

Photo1/2
💌Një rregull i qartë që nuk pranon dyshime:

Njeriu nuk jep veçse atë me të cilën i mbushet zemra.
Ai që është shëruar, shëron; ai që ka sukses, mbështet; ai që është i lumtur, frymëzon. Ndërsa ai që është i mbushur me mangësi, nuk gjen mënyrë tjetër për t'u ndier më i lartë veçse duke kritikuar dhe bezdisur të tjerët.
Mos e ndërto përshtypjen për veten nga gojët e atyre që janë të uritur shpirtërisht; sepse çdo enë nxjerr atë që ka brenda. E ai që është i mbushur me paqe, nuk dhuron veçse paqe.

https://t.me/balliuedlira
4920015
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

29 apr 2026, 03:07

🍃 Ibn Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🍃 Ai që nuk sheh mirësinë e Allahut tek vetë ushqimi e pirja e tij, tek shëndeti i trupit të tij, nuk ka aspak pjesë arsyetimi.
🍃 Mirësia më e madhe e Allahut është Islami dhe besimi, dhe të tërhiqet robi i Tij drejt Tij, të gëzohet në adhurimin e Tij; kjo është mirësia më e madhe.
🍃 E kjo kuptohet vetëm me dritën e arsyes dhe suksesin e udhëzimit.
9550017
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

29 apr 2026, 03:07

Photo
Sa herë që vjen vjeshta, forcohet bindja ime për madhështinë e Krijuesit;
sepse në rënien e gjetheve të saj ka një jetë tjetër që rigjallërohet.

Vjeshta nuk është vdekje, por një thirrje për reflektim,
një mundësi për të përqafuar heshtjen dhe për të dëgjuar shpirtin.

Le të jemi të bindur se pas çdo rënie… një pranverë po vjen!
9950023
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

23 feb 2026, 00:57

Allahu thote ne kuran:

{U është obliguar agjërimi ashtu si u obligua edhe popujve para jush...}

📍 Agjërimi lehtëson detyrën dhe ngushëllon shpirtin e atij që e kryen, duke e bërë më të lehtë për të përmbushur detyrën e ngarkuar. Allahu ka bërë të ditur se agjërimi ishte i detyrueshëm edhe për popujt e mëparshëm; kur obligimet përhapen, bëhen më të lehta për t’u përmbushur.
┄༻💥🌷💥༺┄
📍 Ky Ramazan është muaj pendimi dhe heqjeje dorë nga mëkatet, përkushtimi dhe nxitoja në vepra të mira. Në këtë muaj Allahu zbriti Kuranin, librin e Tij të Madhërishëm e veçoi këtë muaj me natën e Kadrit. Lum kush agjëron dhe falet natën me përkushtim, mbron trupin nga rrugët e mëkateve, mban gjuhën nga fjalët e kota dhe flet vetëm për përmendjen e Allahut, ky është thelbi i agjërimit.

┄༻💥🌷💥༺┄
📍 Arritja e muajit të Ramazanit dhe agjërimi i tij është një dhuratë e madhe për atë që Allahu ia ka mundësuar. Ai që ka mëshirë në Ramazan është i bekuar; ai që nuk përfiton nga mirësitë e tij është i privuar; dhe kush nuk përgatitet për takimin me Allahun gjatë këtij muaji, do të ndihet ne faj dhe i privuar.

https://t.me/balliuedlira
1,3300019
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

23 feb 2026, 00:47

🍃 Mësoji fëmijët e tu ta madhërojnë Ramazanin!
🍃 Mësoji ta vlerësojnë këto net dhe adhurimin në to
🌷 Ka thënë dijetari Salih el-Feuzan (Allahu e ruajtë):
🍃 Shumë njerëz janë bërë të pakujdesshëm ndaj fëmijëve të tyre, duke i lënë të bredhin rrugëve,
🍃 Të rrinë zgjuar natën për lojëra dhe gjëra të kota, pa i respektuar këto net dhe pa pasur ato vend në zemrat e tyre dhe kjo është nga edukimi i keq.
🍃 Është privim i qartë dhe humbje e madhe që këto net të vijnë e të mbarojnë, ndërsa shumë njerëz janë në pakujdesi, të larguar, pa u interesuar për to dhe pa përfituar prej tyre.
🍃 Ata e kalojnë tërë natën ose pjesën më të madhe në gjëra pa dobi, ose me dobi të kufizuar që mund të merrej në një kohë tjetër,
🍃 Dhe i lënë këto net pa bërë atë për të cilën janë caktuar. Kur vjen koha e namazit të natës, flenë dhe humbin një të mirë të madhe, të cilën ndoshta nuk do ta arrijnë vitin tjetër.
🍃 Madje kanë ngarkuar veten, familjen dhe fëmijët me barra të rënda (gjynahe), pa menduar për përfundimin e keq të tyre.

https://t.me/balliuedlira
1,150009
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

23 feb 2026, 00:37

Video
Mos e shtyj dhe mos e shtyj!

Mos vono bërjen e veprave të mira dhe mos u ngadalëso në to.
Ditët do të kalojnë si era pa e ndjerë fare.
Dita e Ramazanit që Allahu ta ka dhënë të arrish është një “diçka e çmuar” që do ta dëshironin banorët e varreve.
Prandaj mos e lër t’i ikë kjo mundësi dhe nxito në të mira,ndoshta sonte mund të shkruhesh ndër të liruarit nga Zjarri.

https://t.me/balliuedlira
8880013
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

23 feb 2026, 00:31

Medito se lidhja mes agjërimit dhe Kuranit kanë të bëjnë me ndërmjetësimin për robin në Ditën e Gjykimit dhe shiko se këto dy adhurime te fuqishme largojnë dëshirat më të mëdha, ruajnë nderin (dëlirësinë) dhe gjuhën.
Agjërimi thyen dëshirën për epshe e dëfrime te kota ndërsa Kurani thyen dëshirën për të folur kot.
Kështu madhërohet adhurimi i atij që agjëron dhe lexon Kuran, dhe ai vërtet meriton ndërmjetësimin e tyre.
A e di çfarë do të thotë të lirohesh nga Zjarri?!
A ke menduar ndonjëherë të mos dëgjosh as zhurmën e tij?
Të mos ndjesh as prekjen e tij?

E pra o njeri,nuk është njësoj ai që falet me atë që fle,
nuk është njësoj ai që vepron me atë që heq dorë.
Përpiqu… sepse lirimi nga Zjarri është çdo natë.
Çdo ditë në Ramazan mund të jetë një fillim i ri,
një derë e gjerë për në Xhenet.
Mos shiko pas dhe mos thuaj “u vonova!”Ti ende je në ditët e garës, prandaj përfito prej tyre. 🌙✨

https://t.me/balliuedlira
775007
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

23 feb 2026, 00:24

Photo1/2
E cilësoi muajin e Ramazanit të tillë Dijetari i madh Ibn El Xheuzij:

Nuk ka asnjë lutje (dua) që të mos dëgjohet,
asnjë vepër që të mos ngrihet (pranohet),
asnjë e mirë që të mos mblidhet,dhe asnjë e keqe që të mos largohet.

Allahu thotë ne kuran:
[Dhe ata që kërkojnë falje në orët e agimit (para sabahut}Ali Imran:17

https://t.me/balliuedlira
7450012
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

10 gen 2026, 21:43

Photo1/2
Nga kënaqësitë e kësaj bote është të ulesh përballë atij që e do, ballë për ballë, sepse fytyra është vendi ku mblidhen shqisat dhe bukuria. Këtë mënyrë qëndrimi Allahu i Lartësuar e ka zgjedhur për banorët e Xhenetit.

Ibn Ashuri e shpjegon këtë duke thënë:

Ky është kulmi i afërsisë dhe ngrohtësisë, sepse përfshin kënaqësinë e bashkimit dhe kënaqësinë e shikimit të njëri-tjetrit; sepse shikimi i të dashurit dhe i mikut e qetëson dhe e gëzon shpirtin.

https://t.me/balliuedlira
1,2100026
🌿Rruga e Lumturise🌿 logo
🌿Rruga e Lumturise🌿

26 dic 2025, 20:51

Photo1/2
Ajo për të cilën Ummeti ka më së shumti nevojë në këtë kohë është…»

🌸 Qëndrueshmëria e grave 🌸

Sepse qëndrueshmëria e një gruaje të vetme është më e rëndë për hipokritët sesa qëndrueshmëria e një mijë burrave,
dhe prishja e një gruaje të vetme nuk e mbulon dot as qëndrueshmëria e një mijë burrave!
Prandaj mos e nënvlerëso veten, dhe dije se ti je forcë dhe shembull, që nuk duhet marrë lehtë.
O Allah, na bëj gra të mira dhe përmirësuese, zbatuese të Ligjit Tënd, ndihmëse të Fesë Tënde, të qëndrueshme në rrugën e të Dërguarit Tënd.

O Allah, na bëj të dobishme për këtë vend dhe bëje Ummetin e Islamit të përfitojë prej nesh ; mbyll me to plagët e hapura, shëro dhimbjet e tona dhe na bëj edukatore të një brezi që mban barrën e fitores për Fenë e Islamit. 🤍

https://t.me/balliuedlira
1,3300028

Showing 30 of 33 posts

Valutazione

Accesso richiesto

Frequently Asked Questions

Di cosa parla il canale Telegram 🌿Rruga e Lumturise🌿?+

🌿Rruga e Lumturise🌿 (@balliuedlira) è un canale Telegram elencato in Motivazione Quotidiana su tgdio. Questo profilo mostra classifica, valutazioni, recensioni e post recenti così puoi decidere prima di iscriverti su Telegram. Al momento elenca circa 1212 iscritti su tgdio.

Come mi unisco a 🌿Rruga e Lumturise🌿 (@balliuedlira) su Telegram?+

Apri il profilo del canale su tgdio, poi usa Join / Open in Telegram per andare su @balliuedlira nell’app o sul web di Telegram e iscriverti gratis.

🌿Rruga e Lumturise🌿 è un buon canale Motivazione Quotidiana?+

Su tgdio puoi controllare valutazione, recensioni, classifica e ultimi post di 🌿Rruga e Lumturise🌿 prima di unirti. Al momento elenca circa 1212 iscritti su tgdio. Confrontalo con canali Motivazione Quotidiana simili.

Dove vedo le statistiche e i post di 🌿Rruga e Lumturise🌿?+

Su tgdio, apri la pagina @balliuedlira per statistiche iscritti, classifica, valutazioni e post recenti. Usa il link Stats per grafici di crescita e attività.