Ebu Hurejra dhe Ebu Seid el-Hudri رضي الله عنهما transmetojnë se Profeti ﷺ ka thënë:
«Nuk e godet muslimanin as lodhje, as sëmundje, as shqetësim, as pikëllim, as ndonjë lëndim, as brengë, madje as gjembi që e shpon, veçse Allahu i shlyen me të disa nga gjynahet e tij.»
Madhështia e shpërblimit sipas madhështisë së sprovës!
Enes ibn Malik رضي الله عنه transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
«Vërtet, madhështia e shpërblimit është sipas madhështisë së sprovës. Dhe kur Allahu e do një popull, i sprovon. Kush është i kënaqur, për të është kënaqësia [e Allahut], ndërsa kush zemërohet, për të është zemërimi.»
Profetët dhe njerëzit më të mirë janë sprovuar më së shumti
Profeti ﷺ u pyet: “Cilët njerëz sprovohen më së shumti?” Ai tha:
«Profetët, pastaj ata që janë më të mirë dhe më të ngjashëm me ta, pastaj ata pas tyre. Njeriu sprovohet sipas nivelit të fesë së tij. Nëse është i fortë në fenë e tij, sprova e tij bëhet më e madhe; ndërsa nëse ka dobësi në fenë e tij, sprovohet sipas saj. Sprova vazhdon ta godasë robin derisa ta lërë të ecë mbi tokë pa pasur më asnjë gjynah.»
Sa e mrekullueshme është çështja e besimtarit!
Suhejb E-Rrumi رضي الله عنه transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
«Sa e mrekullueshme është çështja e besimtarit! E gjithë çështja e tij është mirësi dhe kjo nuk është për askënd tjetër përveç besimtarit. Nëse e godet një mirësi, ai falënderon dhe kjo është mirësi për të; ndërsa nëse e godet një vështirësi, ai duron dhe kjo është mirësi për të.»
Allahu e bëftë durimin tënd shkak për ngritjen e gradëve të tua, shërim dhe mirëqenie për ty.
https://t.me/balliuedlira